Skandal në Superkupën argjentinase/ Estudiantes-Rosario Central mbyllet me sherr mes skuadrave
Trajneri Roberto Mancini bëri apel për ruajtjen e qetësisë në lidhje me kombëtaren italiane. Pas humbjes me Belgjikën në Olimpico në ndeshjen e parë të Nations League, Të Kaltrit u bënë tabelë qitjeje e kritikave të shumta nga tifozët dhe jo vetëm dhe tani do të luajnë ndaj Turqisë, një sfidë që është përkufizuar si një lloj playoffi.
‘Në duhet të vazhdojmë të rrimë të qetë, pa nervozizmin që po shoh vërdallë-tha Roberto Mancini në një intervistë për SkyTG 24-futbolli përbëhet nga episode. Mbrëmjen e së premtes gjërat mund të kishin ndryshuar në pjesën e dytë, por Belgjika fitoi me meritë. Të rinjve iu duhet dhënë kohë, Romano më pëlqeu, bëri një ndeshje të mirë, përtej gabimit që mund ta bëjnë të gjithë’
Tani është Turqia, ku Mancini pranoi se mund të bëjë ndonjë ndryshim në formacion.
‘Tani në Turqi, kemi mundësinë që të ndryshojmë diçka dhe mbase edhe ndonjë futbollist, sepse në këto nivele nuk mund të luhen 4 ndeshje kaq pranë njëra tjetrës-vijoi Mancini-Montella ka një skuadër shumë të fortë, plot me talente, do të jetë e vështirë’.
Trajneri Mancini po kështu largoi edhe të gjithë presionin nga skuadra e tij.
‘Presion pas humbjes me Belgjikën? Asnjë, është një ndeshje futbolli. Nesër do të kërkojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë-shtoi ai në një intervistë për RaiSport-edhe kur fituam Evropianin, përpara saj nuk kishte besim. Nuk ishim mes 6-7 skuadrave favorite. Duhet vetëm të punojmë dhe t’u japim kohë të rinjve. Për fat të keq, në klube nuk kanë shumë kohë për të luajtur ndeshje të këtij niveli, duhet t’u japim kohë’
Roberto Mancini foli edhe për Sportmedasiet ku foli qartë për ringritjen e kombëtares italiane
‘Kombëtarja Italiane nuk mund të rilindë me 2 stërvitje-tha Mancini-e dinim që do të hasnim në vështirësi. Po vlerësojmë të gjithë futbollistët, sidomos më të rinjtë për të kuptuar nëse mund të qëndrojnë me ne apo jo. Ecuria në Nations League? Kemi edhe 5 ndeshje, gjithçka mund të ndodhë’.
Top Channel