
Elbasan- Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr.13 të Cërrikut ku një 21 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një shtyllë.
I plagosur ka mbetur një 17 vjeçar i cili ndodhej gjithashtu si pasagjer në motor.
“Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

