LIVE UPDATES
Editorial

Labirinti i errët i Edi Ramës

Inceneratorët, sterilizimi, dosja 339, dosja 184, rasti Cyrbja, deputetët dhe kryetarët e bashkive të larguar nga ligji i dekriminalizimit, që pastaj u shpallën në kërkim apo u arrestuan si kriminelë ordinerë, skandali i 5 drejtorëve të Bashkisë, arrestimi i Erjon Veliajt, për korrupsion dhe pastrim parash, tuneli i Llogarasë, skandalet e AKSHI-t, Durana, audiopërgjimi i Ron Yeffet, deri tek arrestimi i Vlora Hysenit, janë aq shumë sa vështirë se mbahen mend të gjitha.

27 Shtator 2026, 18:42 Nga Enton Abilekaj
Labirinti i errët i Edi Ramës
Enton Abilekaj

Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindra njerëz janë arrestuar dhe mijëra fakte kanë sugjeruar se korrupsioni dhe krimi kanë status politik. Inceneratorët, sterilizimi, dosja 339, dosja 184, rasti Cyrbja, deputetët dhe kryetarët e bashkive të larguar nga ligji i dekriminalizimit, që pastaj u shpallën në kërkim apo u arrestuan si kriminelë ordinerë, skandali i 5 drejtorëve të Bashkisë, arrestimi i Erjon Veliajt, për korrupsion dhe pastrim parash, tuneli i Llogarasë, skandalet e AKSHI-t, Durana, audiopërgjimi i Ron Yeffet, deri tek arrestimi i Vlora Hysenit, janë aq shumë sa vështirë se mbahen mend të gjitha. Ministra, deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë të të gjitha niveleve, policë, të gjithë të përfshirë në vepra aq të rënda penale, sa nuk duket më sikur bëhet fjalë për qeveri, por për një organizatë krimininale, në krye të së cilës është Edi Rama. 

Sot, në ditën e tij të parë në Shqipëri pas arrerstimit të Vlora Hysenit, ai vetë njoftoi një konferencë shtypi që më pas e bëri monolog, për të regjistruar një fjalim të përgatitur në ajër, duke u kthyer duarbosh nga SHBA. Ndërsa Kryeministri fluturonte, me premtimin për të dalë përpara shqiptarëve që në Rinas, hamëndjet ishin të mëdha. Megjithëse dihet që Edi Rama nuk ka ndjekur ndonjëherë ndonjë praktikë demokratike, disa mendonin se do të japë dorëheqjen, sepse skandalet kanë arritur kulmin dhe i fundit ishte më i papranueshmi. Disa mendonin se të paktën do kërkonte ndjesë që sigurinë kombëtare ua kishte lënë në dorë bandave më të fuqishme kriminale në vend, jo në kuptim figurativ. Të tjerë mendonin se do ndryshonte të paktën qeverinë, por asgjë nga këto nuk ndodhi, sepse asnjë nga këto nuk ka lidhje me Ramën. 

Ai që e filloi mandatin me shprehjen "fajin e ka sistemi", për korrupsionin, sot, kur dhjetra përfaqësues politikë e qindra vartës së tyre janë në burg ose në hetim, deklarohet për përgjegjësinë individuale. Në fjalimin e rikthimit, papërgjegjshmëria u bë flagrante, kur deklaroi se pyetja që duhet të bëhet nuk është "si nuk e di Kryeministri, por si mund ta di Kryeministri". 

Flagrante sepse të gjithë e dinë që Kryeministri ka në selinë e tij të punës, një drejtori të posaçme, që quhet "Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit" dhe që ka për objekt pikërisht luftën për parandalimin dhe konstatimin e korrupsionit, përpara se shkeljet të shkojnë përpara Drejtësisë. Madje ligji e kërkon që të jenë pikërisht organet ekzekutive ato që e formulojnë kërkesën për hetim të çështjeve të caktuara. Në qeverisjen e Edi Ramës, ndodh e kundërta, është opozita ose media që denoncon, mediat e Ramës dhe zyrat e kryeministrisë që i mbrojnë dhe, nëse nuk mjafton, del vetë Kryeministri me zë dhe figurë. Pastaj, kur çështjen e merr Drejtësia, është Kryeministri i pari që harron Kryeministrin mohues dhe distancohet nga të hetuarit. 

Në asnjë nga këto raste, Edi Rama nuk është dukur i zhgënyer, aq më pak i revoltuar. Në asnjë rast nga këto nuk ka shkarkuar asnjë punonjës të drejtorisë Antikorrupsion, që duhet ta kishte bërë detyrën përpara Drejtësisë, i vetmi institucion që është sulmuar ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, jo se ka dështuar në konstatimin e korrupsionit, por se ka çuar dosje në SPAK. 

Sado të betohet për burrin e nënës apo birin e kurvës, Edi Rama nuk mund të mohojë, që të paktën sistemi i tij është fajtor për korrupsionin galopant, të panjohur kurrë më parë, as në thashethemet më gjuhëlëshuara të bulevardit. Përtej kësaj ka disa fakte që sugjerojnë se Betimi i tij për virgjëri korruptive, është po aq i pavërtetë sa konstatimi se nuk është shtuar korrupsioni por është pavarësuar Drejtësia. 

E para, në cdo dosje që ka rrjedhur, del emri dhe urdhërat e Kryeministrit, të cilat, kur janë ballafaquar me faktet kanë dalë të vërteta. Kështu ka ndodhur me tenderin 15 milionë euro të një loti unaze, kështu ka ndodhur me pretendimet e Ron Yeffet, kështu ka ndodhur me shkresën e ministres për kompaninë e Mirel Mërtirit që mori bonus ndërkohë që nuk ekzistonte. 

E dyta, nuk është e vërtetë që Drejtësia e re po heton vetëm maxhorancën. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë duke u hetuar për akte zyrtare që kanë bërë përpara vitit 2013. Ata akuzohen për korrupsion apo shpërdorim detyre, por dosja dhe akuzat duken qesharake përballë bëmave të Rilindjes. Nuk ka dalë deri tani ndonjë lidhje e policisë dhe aq më pak e SHISH me krimin, jo më pastaj kapje totale nga përfaqësuesit e krimit, që edhe i emërojnë sot. E vërteta është që Shteti sot është më i poshtëruar se kurrë që nga themelimi i tij. Që kjo është vepër e Edi Ramës, nuk është as akuzë, as konstatim, është thjesht pohimi që ai vetë bëri sot në Rinas, duke justifikuar veten për emërimin e Vlora Hysenit. Është thjesht kronikë e takimit të tij me Ilir Prodën kur e emëroi në krye të policisë, pas një konkursi fiktiv, megjithëse kandidati i sugjeruar nga grupet kriminale e kishte telefonin në SPAK. 

Dhe bëma e fundit e Kryeministri që mendon njësoj si fajtorët tashmë të arrestuar, ishte kur deklaroi keqardhjen për publikimin e bisedave, ndërkohë që për përmbajtjen e tyre dhe për faktin që SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, nuk ndiente asnjë keqardhje.

enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2026, 09:47 Auron Janku

“Washingtonët” tanë

Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....

Editorial 9 Shtator 2026, 13:29 Meri Lika

Plaçkaxhiu

Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....

Editorial 3 Shtator 2026, 07:38 Enver Robelli

Pse po rebelohen deputetët e LDK-së

Enver Robelli Të “rebeluarit” e LDK-së vetëm duhet t’u tregojnë qytetarëve se për çka po “rebe...

Editorial 31 Gusht 2026, 16:22 Andi Bejtja

Make Albania Affordable

Andi Bejtja Nuk ka nevoje te shikosh te dhenat e Eurostat ku nenvizohet se cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane rritur 5 here me shume se mesatarja europian...

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...