
Ditën e nesërme rreth orës 08:30 të mëngjesit, presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të vendit për të diskutuar lidhur me skandalin e fundit kju u përfshi vetë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e cila u arrestua nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale.
Sot në deklaratën e shpërndarë për mediat, Rama foli për skandalin e zbuluar nga hetimet e SPAK duke kritikuar edhe mediat dhe organet e drejtësisë për shpërndarjen e lajmeve rreth bisedave të Hysenit me biznesmenin në kërkim. Sipas tij, kjo kishte dëmtuar imazhin e vendit para syve të partnerëve ndërkombëtarë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore kushtetuese dhe të sigurisë.
Anëtarët e këtij këshilli janë:
Presidenti i Republikës (Kryetar i Këshillit)
Kryetari i Kuvendit
Kryeministri
Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Punëve të Brendshme
Ministri i Jashtëm (për Evropën dhe Punët e Jashtme)
Ministri i Drejtësisë
Ministri i Financave
Ministri përgjegjës për Energjinë dhe Infrastrukturën
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Versus.al

