120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, me thirrje e pankarta në duar: Rama jep dorëheqjen
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
•Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 120 ditë të revoltës kundër klasës politike. • Si fillim, qytetarët janë grumbulluar në sheshin Skënderbej. • Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama. • Me thirrjet "Poshtë narkoshteti", qytetarët nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku priten të ngjitën në podium për të thënë fjalët e tyre. • Pjesë e protestës kanë qënë edhe pankartat pikante të cilat shërbejnë për përcjellë një mesazh për qeverinë. • Në një prej pankartave shkruhet "Rama thotë Noc Rrok, drejtësia knock-knock", duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit ditën e sotme në lidhje me situatën politike në vend dhe skandaleve të njëpasnjëshme. •Të shumtë kanë qënë qytetarët që janë ngjitur në podium për të shprehur pakënaqësitë e tyre. •Aktivistja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalimit të saj i ka këshilluar protestuesit të mos i harrojnë arsyet që i kanë nxjerr në shesh. • Ajo e cilësoi protestën si një 'shuplakë' për tranzicionin politik. • Njëkohësisht, një tjetët protestues ka komentuar në tubimin përballë Kryeministrisë deklaratat e kryeministrit Rama, ku ka thënë se ky i fundit duhet të kishte mbajtur përgjegjësi për skandalet e ndodhura në vend dhe ta shmangte gjuhën agresive që ka përdorur. • Pas mbylljes së fjalimeve, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës nën thirrjet 'Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria'. •Protestuesit kanë mbyllur ditën e 120-të të protestës qytetare nën thirrjet 'Nesër më shumë'.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protesta e 120-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë. Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan edhe anulimin e ligjeve.
Edhe ditën e sotme qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sakaq, kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 120-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al
TIRANA- Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 120-të kundër klasës politike ka marrë fjalën e tij në podium, ku ka folur në lidhje me deklaratat e kryeministrit të vendit Edi Rama të mbajtura ditën e sotme.
Ai është shprehur se kryeministri duhet të mbante përgjegjësi për skandalet e njëpasnjëshme politike që po ndodhin në vend dhe jo të përdorte një gjuhë agresive. Protestuesi i ka bërë thirrje studentëve që të bashkohen në protestë duke thënë se krymeministri nuk e tredh dot sheshin sepse, sipas tij, askush nuk frikësohet.
“Ne prisnim të merrte përgjegjësi ai përdori sot gjuhë agresive. Ne i themi: Nuk e tredh dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën. Çdo shqiptar që është këtu është ai që e ka vrarë frikën sepse ka kuptuar që ti je i shitur, ndaj i bëj thirrje studentëve të na bashkohen. Ne po luftojmë edhe për ata. Kryeministër, ka njerëz të dëshpëruar Shqipëria, ata këshilltarët që hanë bukë kot duhet të të thonë që këtu ka ëndrra të thyera.
Të siguroj që vetëm do të shtohemi me gjithë peripecitë që ke nëpër këmbë. Nuk kemi shtet, si s’dole të thoje një fjalë që mban përgjegjësi. Ta solli dikush me dhunë Vlora Hysenin në zyrë? Po Agasin? Nëse ta kanë sjellë me dhunë na thuaj të bëjmë me faj tjetrin. Piktor i dështuar largohu sa më parë, edhe Zaho jot do të ketë një Shqipëri më të mirë. Shqipëria është drejt betejave të mëdha, duhet kontributi i të gjithë shqiptarëve kemi armiq shumë të fortë, shpresojmë në ndihmën e ambasadorit të ri amerikan”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podiumin e vendosur përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e 120-të të protestës në vend. Në fjalën e saj ajo i është drejtuar protestuesve të tjerë që të mos harrojnë arsyet që i nxorrën në shesh. Sipas saj, në protestë përgjatë 4 muajve janë mbledhur qytetarë që nuk e ndajnë Shqipërinë në grupe politike dhe nuk e shohin vendin e tyre si 'plaçkë'.
Vatnikaj u shpreh se revoltat e qytetarëve kundër klasës politike do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke shtuar se qendresa gjatë protestave të zhvilluara tregojnë se shqiptarët mund të bashkohen dhe ta përballojnë presionin.
“120 ditë revoltë kundër dhunës shtetërore dhe oligarkisë ekonomike. Të mos harrojmë arsyet që na nxorrën në shesh, të mos harrojmë dhunën në Zvërnec, korrupsionin qeveritar, qeverisjen nga bandat, oligarkët që kanë privatizuar të mirat publike. Në 4 muaj kemi protestuar, në këtë shesh janë mbledhur shqiptarë të revoltuar që nuk e ndajnë Shqipërinë në grupe, që nuk e shohin mëmëdheun si plaçkë dhe protestën si mjet për të arritur synimet e tyre por si mundësi historike që Shqipëria të jetë republike demokratike. Në këtë shesh për 4 muaj kemi treguar se ia dalim edhe të bëhemi bashkë e të besojmë te njëri-tjetri. Në shesh por 4 muaj që ta thonim troç që jemi kundër këtij sistemi dhe që kemi ardhur pavarësisht çdo presioni. Jemi e do të jemi këtu çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave tona të pakundërshtueshme. Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik. Jemi këtu t’i themi fund autokracisë së Ramës dhe Berishës”, tha ajo./Dosja.al
TIRANA- Protesta antiqeveritare në Tiranë ka shënuar sot 120 ditë të revoltës qytetare. Protestuesit kanë nisur si fillim grumbullimin në sheshin Skënderbej për të marshuar më tej drejt Kryeministrisë. Gjatë organizimit në sheshin Skënderbej, një qytetar pjesëmarrës në protestë ka folur në lidhje me takimin e kryeministrit të vendit Edi RAma në OKB. Ai është shprehur se kryeministri është braktisur nga Amerika dhe se bota i ka hequr 'fishën'. Protestuesi ka theksuar edhe skandalin e SHISH, duke thënë se sado që kryeministri mundohet të largojë vëmendjen nga skandalet politike që ndodhin në vend, mediat botërore po raportojnë për to.
“I vetmi që takoi ishte Rama në Amerikë, të vetmit që takoi janë ish-sigurimsa, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë dhe kanë lidhje me botën e errët në Amerikë dhe oligarkë me interesa të errëta në Amerikë.
Shkoi dhe erdhi si karafil. Bota i hoqi fishën, Amerika e braktisi. Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet. Konferenca e lajmëruar për në Rinas donte të shpërqendronte vëmendjen, edhe pse tani nuk ka gjë që e shpërqendron vëmendjen nga krimet. Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH”, deklaroi ai./Dosja.al
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 120-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur".
Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Në një pankartë, protestuesit thonë se Shqipëria nuk është pronë private dhe se taksat janë përgjegjësi e qeverisë./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 120-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al