Shqipëria do të luajë të martën e ardhshme në transfertë kundër San Marinos, në një përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Takimi është programuar të nisë në orën 20:45.
Të lidhura
None found
UEFA ka përcaktuar edhe ekipin e arbitrave për këtë sfidë. Të gjithë anëtarët e trupës do të jenë nga Hungaria, me Mihaly Kapraly që do të mbajë bilbilin kryesor. Ai do të asistojë nga Balazs Buzas dhe Peter Kobor, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marcell Derdak.
Për sistemin VAR është caktuar Tamas Bognar, i cili do të ketë në krah, në rolin e aVAR-it, Katalin Kulcsar.
Kapraly nuk është një emër i panjohur për Kombëtaren shqiptare. Arbitri hungarez ka drejtuar edhe fitoren 3-1 të Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit në qershor të vitit 2024, në një ndeshje miqësore.
