Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke u përplasur me një shtyllë. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe një 17-vjeçar, shtetasi D. C., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.












