Protesta në diën e 120, qytetari: Vuajmë për bukën e gojës, Rama tallet

Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare ne Tirane e cila nisi kunder projektit turistik ne Zvernec.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë.
Një prej protestuesve tha se nuk do të ndalet me përfundimin e 120 ditëve, por do të vijojë të qëndrojë në protestë deri në largimin e atyre që, sipas tij, kanë shkatërruar vendin.
“Prindërit e mi kanë punuar 45 vite në uzinën ushtarake dhe marrin pension qesharak. Këtu do të rri jo 120 ditë, por deri sa të ikin plehrat që kanë shkatërruar Shqipërinë”, u shpreh ai.
Protestuesi tha se problemet ekonomike dhe sociale vijojnë të rëndojnë mbi qytetarët, ndërsa sipas tij, shumë fshatra dhe qytete të vogla janë braktisur.
“Kam qenë i vogël kur u ndërrua sistemi dhe sot ende shqiptarët vuajnë për bukën e gojës. Fshatrat dhe qytetet e vogla janë braktisur”, deklaroi protestuesi.


