E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Olise vendos për të ardhmen? Ylli i Bayern ka një destinacion në mendje

Michael Olise nuk ka ndërmend të rikthehet në Premier League, pavarësisht interesimit të disa prej klubeve më të mëdha angleze. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez është i përqendruar te aventura e tij me Bayern Munich dhe aktualisht nuk po kërkon të largohet nga Gjermania.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Bayern-it në vitin 2024 nga Crystal Palace, është bërë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës bavareze. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në qershor 2029.

Në Angli, Liverpool, Arsenal dhe Manchester City raportohet se e kanë ndjekur situatën e Olise, por lojtari nuk po shfaq dëshirë për një rikthim në Premier League. Në vend të kësaj, sipas raportimeve të fundit, ai e sheh La Ligën spanjolle si një destinacion të mundshëm për të ardhmen, me Real Madrid dhe Barcelona që kanë monitoruar situatën e tij.

Megjithatë Bayern nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të shesë yllin francez, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë të qartë rëndësinë e tij për projektin e skuadrës.

Madje, drejtori sportiv Max Eberl ka deklaruar se Olise nuk i ka kërkuar klubit largimin drejt Real Madridit, ndërsa Bayern po shqyrton edhe mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.