Një film i ri pritet të realizohet për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas aktivistit shqiptaro-amerikan, Marko Kepi, gjithashtu politikan, filmi biografik pritet të publikohet në vitin 2027.

Kepi, ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën që është shtruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Amerikë dhe zbulon se aty është shfaqur dhe një promo e filmit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella ushtarake dhe diplomatike.