POLITIKË /

Rokadë e ambasadorëve shqiptarë në Shkup dhe Prishtinë

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj rokade ambasadorësh.

Shkruar nga Versus
Rokadë e ambasadorëve shqiptarë në Shkup dhe Prishtinë
Denion Meidani, Ferit Hoxha, Petrit Malaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha ka çuar përpara idenë për ndërrimin e ambasadorëve shqiptarë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Më 9 tetor parashikohen dy dëgjesa në komisionin për Punët e Jashtme, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë. Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup. Versus.al

Poll