web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhegrova nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Austria

27 Shtator 2026, 19:57, Sport CNA

Zhegrova nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Austria

Kosova u mposht 3-1 nga Austria në transfertë, në duelin e raundit të dytë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e nisën mirë me një rast të pastër të Vedat Muriqit, që nuk shënoi përballë portierit.

Pas kësaj, austriakët shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Affengruber dhe Adamu.

Në fraksionin e dytë, shënoi edhe Chukwumeka të tretin.

Golin e nderit për Kosovën e shënoi Zhegrova me penallti, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Me këtë humbje, Kosova zbret në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan ndaj Izraelit.





Lajmet e fundit nga