Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fermë-Çlirimit, 70-vjeçari humb jetën pasi çatia e banesës shembet nga zjarri

19:55, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fermë-Çlirimit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Sipas burimeve për SYRI-n, i moshuari Flamur Braçe, i cili raportohet se ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, dyshohet se nuk ka mundur të largohet në kohë nga banesa.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe më pas flakët kanë përfshirë çatinë e banesës. Si pasojë, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco