EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, akuzohet për tentativë abuzimi sek*ual ndaj të miturit

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, akuzohet për tentativë abuzimi sek*ual ndaj të miturit

19:43, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 56-vjeçar në kuadër të një operacioni të posaçëm të emigracionit në Connecticut.

Zyra e U.S. Immigration and Customs Enforcement (ICE) në Boston bëri të ditur se ka arrestuar më 3 shtator Hasan Billën, 56 vjeç, banues në Wolcott, Connecticut.

Sipas ICE, Billa ndodhej në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe përballet me akuza të hapura në nivel shtetëror, që lidhen me një hetim të fshehtë për shfrytëzimin e të miturve, të zhvilluar më 28 maj në Hartford.

Akuzat ndaj tij përfshijnë ‘tentativë për sulm seksual të shkallës së dytë, tentativë për abuzim seksual të një të mituri dhe tentativë për rrezikimin e një të mituri përmes kontaktit seksual me një viktimë nën moshën 16 vjeç’.

Hetimi u krye nga policia e Hartfordit dhe Task Forca e FBI-së për Krimet ndaj Fëmijëve dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Sipas raportimeve të policisë, një detektiv nën mbulim u paraqit online si një vajzë 15-vjeçare. Tre persona, mes tyre shqiptari 56-vjeçar nga Wolcott, udhëtuan drejt një vendi të përcaktuar në Hartford, me bindjen se do të takonin një të mitur për marrëdhënie seksuale.

Tre personat u arrestuan pa incidente. Në raportimet e kohës thuhej se ndaj tyre ishte vendosur një garanci fillestare prej 500 mijë dollarësh.

Në raportimet lokale të qershorit, shqiptari ishte identifikuar si Billa Hasan, 56 vjeç, ndërsa ICE më vonë e identifikoi si Hasan Billa.

Arrestimi i 3 shtatorit u bë publik nga ICE Boston më 25 shtator, në kuadër të operacioneve të synuara të agjencisë në zonën e Wolcott.

Deri në raportimet e fundit, nuk janë bërë publike detaje të tjera nga ICE lidhur me historikun e emigracionit të Billës, nëse ai ndodhet aktualisht në paraburgim të emigracionit apo cilat do të jenë hapat e mëtejshëm lidhur me procedurat e dëbimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco