‘Asnjë hap pas’/ Dita e 120-të e protestave, pankartat: Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!

‘Asnjë hap pas’/ Dita e 120-të e protestave, pankartat: Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!

19:26, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot shënohen 120 ditë protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Edhe këtë të diel, qytetarët u mblodhën në shesh me pankarta dhe mesazhe drejtuar kryeministrit, duke vijuar protestat me sloganin ‘Asnjë hap pas’.

Në pankartat e protestuesve nuk munguan ironitë ndaj Ramës, ndërsa një prej tyre lidhej drejtpërdrejt me deklaratat e kryeministrit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.

‘Edi, po të vjen fundi me ndëshkim!’, shkruhej në një prej pankartave.

Ndërsa një tjetër i referohej shprehjes së përdorur shpesh nga kryeministri, ‘Noc Rrroku’, duke e kthyer atë në një mesazh ironik:

‘Ti thua Noc Rrok, drejtësia ‘Knock-knock’.’

Protestuesit iu referuan kështu edhe debatit të fundit politik pas deklaratave të Ramës në Rinas, pas kthimit nga SHBA, lidhur me situatën rreth ish-drejtoreshës së SHISH.

Pankartat dhe sloganet kanë qenë një nga mënyrat kryesore përmes të cilave qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre gjatë 120 ditëve të protestave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco