BOTA /

Serbia 'u ndez' nga protestat, Aleksandër Vuçiç dorëhiqet si president! Mban fjalimin e fundit: E di që kam bërë gabime

Shkruar nga Versus

Serbia 'u ndez' nga protestat, Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç dorëzoi sot dorëheqjen nga posti si president i Serbisë pas protestave masive të serbëve kundër qeverisë së tij. Vuçiç mbërriti para ndërtesës së Presidencës, ku u prit nga një numër i madh mbështetësish, të cilët brohoritën në mbështetje të tij dhe ndezën pishtarë. Më pas, ai mbajti një fjalim para qytetarëve, duke folur për periudhën e presidencës së tij dhe për të ardhmen e Serbisë.

Duke kujtuar vitet e fundit, Vuçiç përmendi pandeminë e COVID-19 dhe luftën në Ukrainë, duke deklaruar se gjatë kësaj periudhe Serbia, sipas tij, arriti të ruante paqen dhe stabilitetin.

“Pati shumë momente të vështira gjatë asaj periudhe, nga Covid, te konflikti ukrainas-rus dhe gjithçka tjetër. Ne gjithmonë ia dolëm të ruanim paqen dhe stabilitetin e vendit tonë”, tha ai.

Vuçiç pranoi gjithashtu se gjatë qeverisjes së tij janë bërë edhe gabime, përfshirë prej tij personalisht.

“Pavarësisht se sa shumë kemi bërë, e di që kemi bërë shumë gabime, i kam bërë edhe unë. Kemi pasur shumë njerëz që janë sjellë me kokëfortësi. Kur marrin detyrën, harrojnë ata që i kanë zgjedhur dhe për të cilët janë zgjedhur. Dua ta ndryshojmë këtë së bashku në të ardhmen”, deklaroi presidenti serb.

Ai e cilësoi këtë mbrëmje si daljen e tij të fundit nga Presidenca në cilësinë e presidentit, ndërsa do kandidojë në zgjedhje si qytetar i thjeshtë. Versus.al

Poll