
Sot protesta e nisur në 31 maj të këtij viti pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec, ka mbushur plot 120 ditë që nga fillimi i saj.
Mijëra qytetarë u mblodhën sërish para godinës së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe burgosjen e tij dhe të kryedemokratit Sali Berisha.
Gjatë fjalimeve që u mbajtën në protestë, qytetarët kritikuan deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot në aeroportin e Rinasit duke thënë se duhej që të kishte dhënë dorëheqjen pas skandaleve të njëpasnjëshme. Ata deklaruan se do të vijojnë protestën deri në largimin e tij. Versus.al

