Tragjedi në Fier, 70-vjeçari humb jetën në banesën e përfshirë nga flakët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fermë-Çlirimin në Fier, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda banesës në momentet kur zjarri ka përfshirë ndërtesën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe çatinë e banesës. Në rrethana tragjike, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për dokumentimin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet e sakta të rënies së çatisë dhe të shpërthimit të zjarrit.

Ngjarja rikthen në vëmendje rrezikun e zjarreve në banesa, veçanërisht në rastet kur brenda tyre jetojnë persona të moshuar, të sëmurë ose me vështirësi në lëvizje, për të cilët një situatë emergjente mund të kthehet në një tragjedi të pakthyeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?