Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
27/09/2026 20:23
Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit.
Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 74 vjeç, i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar.
Flakët kanë përfshirë banesën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kontrollin e situatës, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në banesë është gjetur trupi i pajetë i 74-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Top Channel