
Kosova është mposhtur nga Austria me rezultatin 3-1 në transfertë.
“Dardanët” janë dominuar nga austriakët, me ndeshjen që praktikisht u mbyll që në pjesën e parë, me avantazhin 2-0 të vendasve.
Vedat Muriqi kishte rastin e artë për të kaluar Kosovën në epërsi mirëpo dështoi nga afërsia, duke gjuajtur mbi portë.
Mirëpo, që atëherë Austria e mbajti më shumë posedimin për të krijuar disa raste shënimi dhe golin e gjeti falë një harkimi të Schmid, i cili e gjeti David Affengrubber, me këtë të fundit që realizoi me kokë.
Austria faktikisht kishte edhe një rast të artë shënimi përmes Schmid, por që Lumbardh Dellova bëri heroin për ta larguar topin.
Kapiteni Schlager vrapoi i vetëm deri në mesin e fushës, për të pasuar për Wimmer, i cili asistoi te Adamu, me këtë të fundit që realizoi në portën e zbrazur në minutën e dytë shtesë.
Në pjesën e dytë, Chukwuemeka vulosi fatin e ndeshjes, ndërsa goli i nderit për Kosovën u shënua nga Zhegrova me penallti, në minutën e 83-të.
(A2 Televizion)