Kosova mposhtet 3-1 nga Austria në Vjenë

Kosova u mund 3-1 në transfertën ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

“Dardanët” nuk arritën të paraqiteshin në nivelin e duhur dhe e mbyllën takimin me disfatë.

Rasti më i mirë për Kosovën në pjesën e parë iu paraqit Vedat Muriqit, por sulmuesi nuk shënoi nga afërsia.

Austria kaloi në avantazh në minutën e 23-të, kur David Affengruber realizoi me kokë pas asistimit të Schmid.

Pak para fundit të pjesës së parë, teksa Kosova po kërkonte golin e barazimit, vendasit u nisën në kundërsulm. Junior Adamu përfitoi nga porta e zbrazët dhe shënoi për 2-0 në minutën 45+2’.

Edhe në fillim të pjesës së dytë, Kosova pati mundësi për të reaguar, por Muriqi nuk arriti ta mposhtte portierin austriak.

Austria thelloi epërsinë në minutën e 61-të, pasi Carney Chukwuemeka, i inkuadruar gjatë ndeshjes, shfrytëzoi një rrëmujë tjetër në mbrojtjen kosovare dhe shënoi nga afër.

Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Edon Zhegrova në minutën e 83-të, duke ekzekutuar saktë penalltinë e fituar pas faullit ndaj Matoshit brenda zonës.

Kjo ishte humbja e parë e Kosovës në Ligën B. Ndeshjen e radhës, pas tre ditësh, “Dardanët” do ta zhvillojnë kundër Izraelit në Hungari.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom