Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një prej lagjeve të qytetit të Fierit ku një u moshuar ka humbur jetën tragjikisht. Burime për mediat bëjnë me dije se 74-vjeçari Flamur Braçe nuk ka mundur të dalë dot i gjallë nga banesa e cila iu përfshi nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çlirim” të Fierit, ku i moshuari i cili thuhet se ishte i paralizuar, humbi jetën tragjikisht pasi banesa në të cilën jetonte i vetëm u përfshi nga zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses të cilat punuan për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, mirëpo fatkeqësisht për të moshuarin ishte tepër vonë.
Ai nuk mundi dot të dilte nga banesa dhe trupi i tij u gjet i pajetë nga zjarrfikësit. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.
