Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, shqiptarët rezistencë kundër qeverisë

‘Spërdredhje bajate’/ Tomorri: Sipas Ramës, partnerët u lemerisën se SPAK akuzoi shefen e SHISH, jo se kë kishte emëruar ky

‘Spërdredhje bajate’/ Tomorri: Sipas Ramës, partnerët u lemerisën se SPAK akuzoi shefen e SHISH, jo se kë kishte emëruar ky

20:26, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Klodian Tomorri ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Edi Ramës për çështjen e drejtueses së SHISH, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kryeministri e interpreton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Partnerët u lemerisën nga fakti që SPAK-u hetoi dhe vuri nën akuzë shefen e SHISH-it, jo nga fakti se kë kishte emëruar ky shefe të SHISH-it”, shkruan Tomorri, duke e cilësuar këtë qasje si një “spërdredhje bajate”.

Postimi i plotë:

Ky është gjigand përfundimisht

Qasja e SPAK-ut ndaj drejtoreshës së SHISH i ka lemerisur partnerët-thotë.

Dmth partnerët u lemerisën nga fakti që SPAK-u hetoi dhe vuri nën akuzë shefen e SHISH, jo nga fakti se kë kishte emëruar ky shefe të SHISH-it.  

Po i bën bajate fare tani se dikur i kishte pak të sofistikuara këto spërdredhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco