Më falni”, Vedat Muriqi i dëshpëruar pas disfatës: Marr përsipër përgjegjësinë, fokusi te Izraeli

Sulmuesi Vedat Muriqi u kërkoi ndjesë tifozëve pas humbjes ndaj Austrisë.

Të lidhura

None found

Ylli nga Prizreni pati dy raste të volitshme për të shënuar, por nuk arriti t’i shndërrojë në gol.

Në një intervistë për “Klan Kosova”, Muriqi shprehu keqardhje për rastin e humbur dhe theksoi se tani vëmendja duhet të përqendrohet te Izraeli.

Ai kujtoi se e dinin para ndeshjes se përballë do të kishin një kundërshtar të fortë. Sipas tij, ishin të pranishëm mbi 15 mijë shqiptarë, ndërsa ai pati një rast në fillim të lojës; po të kishte shënuar, gjithçka mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. “E marrë përgjegjësinë e rastit, më vjen keq. Pas tre ditëve ndeshja tjetër mund të na tregojë se ku do të përfundojmë”, u shpreh Muriqi.

Më tej, ai shtoi se skuadra ka pak kohë për t’u rigjeneruar dhe se ajo sfidë tashmë i përket së shkuarës, me fokusin kryesor te Izraeli, që sipas tij luan futboll të bukur.

Muriqi pranoi se Austria i befasoi me qasjen e saj taktike, por nënvizoi se tani e rëndësishme është vetëm ndeshja e radhës.

Ai shpjegoi se papritur, kundërshtarët nuk ushtruan presionin e lartë që prisnin, por i lanë ta mbanin topin; megjithatë, mungoi pasimi i fundit. Goli i dytë, sipas tij, erdhi në një moment jo të përshtatshëm, ndërsa nëse rezultati do të mbetej 1-0, ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe. “Siç e thashë ju kërkoj falje si kapiten dhe për tërë lojën. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për Kosovën dhe po shpresojmë në kualifikim”, deklaroi ai.

Në fund, Muriqi theksoi se ndeshja e ardhshme mund të përcaktojë rrugëtimin e ekipit. “Fatkeqësisht kemi pak kohë, është çka është. Do të japim maksimumin dhe shpresoj në fitore”, përfundoi sulmuesi.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom