Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë, siç njoftoi ai në një deklaratë publike.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, roli i presidentit tani do të merret përsipër nga Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, transmeton Telegrafi.

Në përputhje me Kushtetutën serbe, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga data e dorëheqjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët gjatë ditës, Vuçiq njoftoi se do të merrte një vendim lidhur me faljen dhe amnistinë e individëve të caktuar për ngjarje të ndodhura gjatë një viti e gjysmë të fundit, pa specifikuar se për kë do të vlente kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu deklaroi se po ndjek një strategji të zgjedhjeve presidenciale “të heshtura”, duke shtuar se “kjo duhet të kishte qenë e qartë për të gjithë që gjashtë muaj më parë”.

Kjo strategji përfaqëson një model politiko-teknologjik në të cilin fushata për kreun e shtetit zhvillohet në mënyrë indirekte – nën hijen e proceseve të tjera zgjedhore ose përmes fushatës ndërkohë që mbahet një post tjetër – me qëllim uljen e mobilizimit të opozitës, zbutjen e presionit publik dhe sigurimin e një tranzicioni të kontrolluar të pushtetit.

Ai vuri në dukje se do të ketë një periudhë prej më shumë se një muaji midis përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, pasi këto të fundit kërkojnë një periudhë fushate më të shkurtër. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?