Qytetarët vijuan si çdo natë me marshimin nga kryeministria pas përfundimit të fjalimeve, në ditën e 120-të të revoltave kundër qeverisë Rama.
Protestuesit u drejtuan nga kryeministria drejt qendrës së kryeqytetit, me thirrje dhe pankarta për arrestimin e Ramës dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Pas skandalit Vlora Hyseni, ish-drejtoreshës së SHISH dhe avokatisë së Ramës ata kërkojnë edhe më me ngulm hetimin dhe arrestimin e kryeministrit.













