LIVE UPDATES
Politike

"I rënduar nga barra e çështjeve, u struk në një monolog të turpshëm"/ Këlliçi për 'monologun' e Ramës: Edhe në Nju Jork ngjalli neveri

Në deklaratën e tij ai ka akuzuar kryeministrin Rama se iu shmang pyetjeve të gazetarëve dhe e ktheu konferencën në një monolog.

27 Shtator 2026, 20:46 Nga G.M

"I rënduar nga barra e çështjeve, u struk në një

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë një deklarate për konferencën e shtypit të mbajtur nga kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme në Rinas. Në deklaratën e tij ai ka akuzuar kryeministrin Rama se iu shmang pyetjeve të gazetarëve dhe e ktheu konferencën në një monolog.

Këlliçi ngriti një sërë akuzash ndaj Ramës lidhur me korrupsionin, koncesionet, prokurimet dhe çështje të tjera që, sipas tij, lidhen me qeverisjen. Ai kritikoi edhe qëndrimet e Ramës për disa zyrtarë dhe figura të përfshira në debatet e fundit politike, ndërsa në fund të fjalës së tij kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për krizën që ka përfshirë vendin.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama i thirri gazetarët në Rinas për një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, por, i frikësuar nga pyetjet, iu kthye monologut të zakonshëm. Foli si një jerm për armiqtë e brendshëm dhe sukseset e mëdha që, sipas tij, këta armiq i pengojnë.

Përçartja e Ramës lidhet edhe me atë që ndodhi në New York: foli për inteligjencën artificiale dhe akuzoi popullin e tij si antisemit, në një sallë krejt të boshatisur, ndërsa Vuçiçi ia la fjalën për Kosovën. Atje u prit me protesta, duke nisur nga takimi i parë në Michigan, dhe pas bojkotit total, takimet e vetme që realizoi janë ato me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun.

U kthye nga Neë York, ku e pritën me protesta dhe përçmim pas shpenzimeve përrallore, të denja vetëm për kreun e një Narkoshteti. Fjalimi i tij për Diellën, i shkruar nga ChatGPT, ngjalli neveri. I rënduar nga barra e çështjeve që rrethojnë qeverisjen e tij, në vend që të dilte përpara gazetarëve, siç kishte njoftuar, u struk në një monolog të turpshëm. Motoja e tij ishte: “Mos kujtoni se ju kam vjedhur”.

Në monologun e tij të vetposhtërimit, Padrino, njëlloj si në rastin e Lubisë, bëri avokatinë e Vlora Hysenit, kësaj zyrtareje pa moral, pa dinjitet dhe pa atdhe, që u emërua në atë detyrë të besimit më të lartë shtetëror, në kundërshtim me çdo kriter e parim. Merita e vetme e saj ishte shkarkimi nga autoritetet e Kosovës për grabitje dhe dorëzim në Beograd, të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Me këtë avokati, Edi Rama dëshmon se ai nuk është peng vetëm i Lubisë, bashkëhajdutes dhe noteres së vjedhjeve të tij prej 27 vitesh, por dhe i Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, e cila si anëtare kryesore e kësaj organizate të rrezikshme kriminale, si shërbëtore e fëlliqur e karteleve të drogës, si kurizane e koordinatorit famoz të bandave dhe karteleve, vuri në shërbim të këtyre të fundit, me miratimin e Edi Ramës, institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, sigurinë kombëtare dhe sekretet që Aleanca e Atlantikut të Veriut ua beson vendeve anëtare.

Betimet e tij se ai nuk ka vjedhur, në fakt provojnë të kundërtën.

Ti, Edi Rama, je njeriu që ke shkarkuar në mënyrë antikushtetuese kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për pallatin pesëkatësh të bashkëshortes tënde, të marrë në pajë: një ndërtesë pa fatura doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore, e ngritur nga një kompani që fitoi qindra milionë euro në tendera.

Ti, Edi Rama, je njeriu që, në shkelje të Kushtetutës, shkarkove kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për sarajet e tua: me themele 57 metra të gjata dhe park prej 8,300 metrash katrorë, më të mëdha se Pallati Presidencial, të ndërtuara në një kohë kur ti kishe deklaruar vetëm 3,800 euro dhe 400 mijë lekë kursime.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar në një raport zyrtar të OSBE-së të vitit 2014 për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore.

Ti, Edi Rama, je njeriu që ke firmosur personalisht dhënien e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, tetë muaj përpara se të themelohej kompania së cilës ia dhe.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar drejtpërdrejtë, për transportimin jashtë vendit, me avionin tënd, të qindra valixheve me euro, por refuzove ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve, më i madhi i të gjitha kohërave, autori i vërtetë i koncesioneve të sterilizimit, Check-Up-it dhe analizave, përmes të cilave, së bashku me ministrat e tu, keni vjedhur të paktën 300 milionë euro.

Ti je hajduti që, së bashku me Alabari-n tënd, ke vjedhur truall publik me vlerë 3 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Ti, Edi Rama, je i vetmi kryeministër që ke përdorur mandatet parlamentare për të bllokuar drejtësinë, jo një, por dy herë. Nuk ia hoqe imunitetin Tahirit, sepse kishe ndarë me të përfitimet e trafiqeve. Nuk ia hoqe imunitetin Ballukut, sepse dosja e saj, me qindra milionë euro në tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës dhe rrugën Qukës–Qafë Plloçë, është para së gjithash dosja jote, siç dëshmohet, sipas nesh, në çdo faqe të saj.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve në tërë historinë e tyre. Për të shkatërruar përfundimisht sistemin e prokurimeve, ke shpikur modelin “KAYO”: me të cilin mallrat e blera me paratë e taksapaguesve ia shesin qeverisë tënde të korruptuar, dhe fitimin e ndajnë me ty.

Mund ta kthesh konferencën e shtypit në monolog. Por sot çdo shqiptar, në fytyrën tënde që nxin, shikon fytyrat e zeza kriminale të Lubisë, Ballukut, Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit, Linda Karçanajt, etj., etj. Ndaj ti sot, nuk ke më fytyrë e kurajo të dalësh para gazetarëve.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe Edi Ramën, si kreun e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, si kryehajdutin e shqiptarëve, më të madhin e të gjitha kohërave, si kreun e sistemit të llumrave, Ballukëve, Agasve, Hysenve, Beqirve e qindra e qindra të tjerëve si këta, që kanë ndërtuar në Shqipëri shtetin e hajdutëve dhe mafies.

Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si kusht themelor, për zgjidhjen e krizës së gjithanshme, që ka kapluar dhe shkatërruar vendin tonë./Dosja.al

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha