• Kontakt
Sunday, September 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha ndryshon përfaqësuesit, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

20:59 : 27/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Lexo edhe:

Sypetriti i financave ballë SPAK-ut

Skandali në tenderin e KQZ: Sekretarja ndërhyri në sistem për të favorizuar kompaninë e vëllait të Ferit Hoxhës

Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasadorëve tanë nga dy vende fqinjë në rajon, si Shkupi dhe Prishtina.

Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.

Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh.

Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.

Avokat i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zë i fuqishëm për çështjet shqiptare në rajon, Denion Meidani e ndërtoi mandatin e tij në Shkup mbi një diplomaci aktive dhe të pranishme. Nga avancimi i projektit One Stop Shop, te shpërndarja e Abetares së Unifikuar dhe qëndrimet e forta diplomatike në momente kur përfaqësimi politik shqiptar mungonte ose ishte i zbehtë, ai kërkoi ta kthente Ambasadën në një pikë konkrete mbështetjeje për shqiptarët.

Veçanërisht domethënëse ishte mbështetja për studentët shqiptarë në kauzën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, një angazhim i adresuar institucionalisht dhe i vlerësuar publikisht nga vetë përfaqësuesit e studentëve. Një mandat që synoi ta bënte diplomacinë shqiptare më të dukshme, më pranë komunitetit dhe më të angazhuar me çështjet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. /TCH

Etiketa: Denion MeidaniFerit HoxhaPetrit Malajrrokade ambasadoresh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sypetriti i financave ballë SPAK-ut

10:58 : 19/09/2026
AKTUALITET

Skandali në tenderin e KQZ: Sekretarja ndërhyri në sistem për të favorizuar kompaninë e vëllait të Ferit Hoxhës

12:02 : 18/09/2026
AKTUALITET

Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

19:43 : 10/09/2026
AKTUALITET

Rama-gjyqtarëve: E kallëzuat kot Petrit Malajn! U konsultua me mua për bllokimin e pagave

13:00 : 10/09/2026
AKTUALITET

Pusteci, himni dhe Rama si “atdhetar modern”

14:58 : 21/08/2026
AKTUALITET

Himni shqiptar “harrohet” në Pustec/ Ferit Hoxha ‘lan duart’: Më vjen keq, por aktivitetin e organizoi një shoqatë

11:33 : 21/08/2026

TË GJITHA

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha ndryshon përfaqësuesit, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

20:59 : 27/09/2026

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

20:54 : 27/09/2026

Asgjë e re nga Edi Rama

20:35 : 27/09/2026

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

20:24 : 27/09/2026

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, humb jetën i moshuari

20:07 : 27/09/2026

Dyshohet se abuzoi sek*ualisht me një fëmijë, arrestohet shqiptari në Amerikë /EMRI

19:54 : 27/09/2026

“Edi Rama, Shqipëria të urren”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

19:41 : 27/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com