Zjarr në banesë në Fier, humb jetën 70-vjecari i paralizuar

Aktualitet

zjarr--fier.jpg

Nje 70 vjecar humbi jeten ne Fier si pasoje e zjarrit ne banesen e tij.

Policia tha se personi qe humbi jeten ishte ne gjendje te paralizuar dhe nuk mund te levizte.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT