Edon Zhegrova, ylli i Juventusit, deklaroi se gjendja e tij fizike është e mirë, ndërsa nuk pranoi të ndalej te debati me Fisnik Asllanin gjatë ekzekutimit të penalltisë.
Të lidhura
None found
Kosova u mposht 3-1 në transfertën ndaj Austrisë, në një takim ku vendasit patën kontrollin dhe dominuan në pjesën më të madhe të lojës.
Pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim për “Klan Kosova”, Zhegrova pranoi se Austria e meritoi triumfin dhe theksoi se është i gatshëm të nisë takimin e ardhshëm nga minuta e parë.
“Sonte nuk ishte nata jonë. Bëmë gabime, por ndeshja tashmë ka përfunduar. Duhet t’i analizojmë momentet kur gabuam dhe të përgatitemi për përballjen me Izraelin”.
“Në ndeshjen e fundit e nisa si titullar. Fizikisht jam mirë. Kisha një shqetësim të vogël, por nuk ishte diçka serioze”.
“Austria ishte skuadra më e mirë gjatë kësaj mbrëmjeje dhe kjo ndikoi në rezultat. Sa i përket golit dhe diskutimit me Asllanin, ato nuk kanë rëndësi. Ne kërkonim fitoren, por nuk arritëm ta merrnim”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është programuar të luhet më 1 tetor në Hungari.
