Një zjarr që ka nisur në kanalet me kallama në fshatin Ndërnenas të Libofshës ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të fermerëve. Flakët kanë përfshirë edhe parcela të kultivuara me ullinj, ndërsa situata paraqitet shqetësuese pasi zjarri po avancon drejt serave diellore, stallave të bagëtive dhe hambarëve ku fermerët mbajnë ushqimin për kafshët. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt pronave te fermerëve.