Në ditën e 120-të të protestave qytetarët i kanë dhënë edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama përmes shkrimit në bulevard.
“Krimi ka kokë”- shkruajtën ata në mes të bulevardit në nisje të marshimit nga Kryeministria drejt qendrës.
Mesazhi ishte përgjigjje ndaj justifikimeve të kryeministrit sot nga Rinasi pas ardhjes nga SHBA, ku mbrojti veten përballë skandalit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se përkrahte segmente të krimit duke shfrytëzuar postin e dhënë nga Edi Rama.













