Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Ancelotti ‘kopjon’ Flick-un, Raphinha pritet të luajë si ‘9’ te Brazili

Ancelotti ‘kopjon’ Flick-un, Raphinha pritet të luajë si ‘9’ te Brazili

19:20, 27/09/2026

Carlo Ancelotti po përgatit disa ndryshime të rëndësishme për ndeshjen e radhës të Brazilit në këtë pauzë të kombëtareve. Pas barazimit 1-1 ndaj Australisë të premten, trajneri italian ka nisur të eksperimentojë me formacionin, ndërsa risia kryesore është pozicionimi i Raphinha-s si sulmues qendre, në një rol të ngjashëm me atë që ka te Barcelona nën drejtimin e Hansi Flick.

Ky ndryshim lidhet edhe me problemet që Brazili po shfaq në fazën ofensive. Raphinha ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare me Barcelonën, duke shënuar 12 gola në shtatë ndeshje të kampionatit. Ancelotti shpreson që braziliani të transferojë këtë formë edhe në kombëtare.

Në mungesë të João Pedros për shkak të dëmtimit, Brazili po has vështirësi përpara portës. Në barazimin ndaj Australisë, as Vinicius Junior, Endrick dhe Estevao nuk arritën të shënonin, ndërsa Rayan ishte ai që hyri nga stoli dhe realizoi golin e barazimit.

Pikërisht për këtë arsye, Ancelotti ka provuar Raphinha-n në rolin e “9-shit” gjatë stërvitjeve të fundit dhe gjithçka tregon se ai mund të jetë pika kryesore e sulmit në ndeshjen e ardhshme.

Sipas medieve braziliane, priten deri në shtatë ndryshime në formacion. Formacioni i provuar është: Otávio; Vanderson, Jair, Gabriel Magalhães, Mauro Júnior; Danilo, Bruno Guimarães, Gabriel Bontempo; Rayan, Raphinha dhe Vinicius.

Ancelotti gjithashtu vazhdon të ketë besim të madh te Vinicius Junior, i cili pritet të kërkojë një paraqitje më të mirë me fanellën e Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco