Holanda ka marrë një fitore 2-1 ndaj Serbisë në Nations League, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte Mexx Meerdink. Sulmuesi holandez realizoi të dy golat e skuadrës së tij, ndërsa Serbia arriti të barazonte përkohësisht me Luka Joviçin, por “Tulipanët” rikthyen avantazhin dhe ruajtën fitoren deri në fund.
Holanda e mbyll në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua në minutën e 30-të nga Mexx Meerdink. Sulmuesi holandez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë përballë Vanja Milinkovic-Saviç.
Të dyja skuadrat patën raste për shënim. Serbia rrezikoi me Dejan Joveljiç në minutën e 17-të, por sulmuesi nuk arriti ta mposhtë Bart Verbruggen. Në krahun tjetër, Meerdink provoi edhe më herët, në minutën e 19-të, por Vanja Milinkovic-Saviç reagoi shkëlqyeshëm.
Në fund të pjesës së parë, portieri serb bëri një tjetër pritje të rëndësishme ndaj Denzel Dumfries, duke mbajtur gjallë shpresat e vendasve.
Në minutën e 17-të, Holanda u detyrua gjithashtu të zëvendësonte Cody Gakpon me Ruben van Bommel. Ndërkohë, Sasa Lukiç i Serbisë mori karton të verdhë në minutën e 12-të.
Serbia ka barazuar rezultatin ndaj Holandës në 1-1 sapo nisi pjesa e dytë. Sasa Lukiç dha një pasim të bukur me kokë drejt Luka Joviçit, i cili e priti mirë topin dhe me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë.
Goli u rishikua nga VAR-i për një ndërhyrje të mundshme në aksionin e ndërtimit të tij. Pas kontrollit, arbitri Szymon Marciniak konfirmoi golin në minutën e 49-të dhe Serbia mundi të festonte barazimin.
Holanda ka kaluar sërish në avantazh ndaj Serbisë, duke e çuar rezultatin në 2-1 në minutën e 69-të. Guus Til pati një rol të rëndësishëm në aksion, duke avancuar bukur dhe më pas duke pasuar në krahun e duhur për Mexx Meerdink. Sulmuesi holandez nuk gaboi përballë Vanja Milinkovic-Saviç dhe me një goditje të shkëlqyer në këndin e poshtëm të djathtë dërgoi topin në rrjetë.
© SYRI.net
Foda: Goli i dytë ndryshoi ndeshjen, por ne nuk u dorëzuam
Asllani, pas humbjes me Austrinë: Isha gati, por vendimi ishte i trajnerit
Danimarka mposht Uellsin dhe thellon krizën e ‘Dragonjve’ në Nations LeagueBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: