
Fier- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen ''Çlirimi'' ku një i moshuar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij.
74 vjeçari Flamur Braçe jetonte vetëm dhe ishte i paralizuar. Tre automjete zjarrfikëse mbërritën pas flakëve masive që përfshinë banesën.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në banesë është gjetur trupi i pajetë i 74-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit. Versus.al

