Gazetari shqiptar nga Brukseli: Përgjigjja e KE-së për Hysenin kishte mesazh mbështetës për SPAK

27 Shtator 2026 | 21:17

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetari Julian Kasapi foli nga Brukseli për pyetjen që i drejtoi Komisionit Evropian lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Kasapi tha se pyetja e tij nuk kishte të bënte me procesin gjyqësor ndaj Hysenit, por me kredibilitetin dhe sigurinë e informacionit që shkëmbehet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, përgjigjja e Komisionit Evropian përmbante edhe një mesazh të qartë për mbështetjen ndaj SPAK.

“Pyetja ishte drejtuar Komisionit Evropian për shkak të zhvillimeve shumë të mëdha në Shqipëri, jo për të komentuar procesin gjyqësor, pasi dihet që BE-ja nuk komenton çështjet gjyqësore. Por pyetja drejtohej në lidhje me kredibilitetin e informacionit që është mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nëse ky informacion që BE-ja çon drejt Shqipërisë është i sigurt. Patjetër që kishte një përgjigje si me axhendë politike, megjithatë, nën rreshta, ishte mbështetja e pakushtëzuar ndaj SPAK. Unë mendoj se kjo deklaratë ndaj Prokurorisë së Posaçme është e rëndësishme, se tregon që BE-ja, pavarësisht situatës politike në Shqipëri apo hetimeve, vëmendjen e ka te SPAK, ashtu siç u përmend nga Komisioni Evropian. Mendoj se kjo është deri diku dhe një përgjigje drejtuar Shqipërisë, aq më tepër kur unë kërkova që të mos kishte një koment ndaj procesit gjyqësor, por më shumë për informacionin. Në javët e ardhshme pritet progres-raporti dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me progres-raportin. Deri diku ishte një përgjigje që mbante një lloj nënmesazhi, që mbështetja më e madhe është te institucionet e drejtësisë. Këtë e tha edhe Rama sot gjatë fjalimit të tij, kur tha se hetimi dhe gjykimi i Vlorës Hyseni është në dorë të drejtësisë. Deri këtu, ai është me Bashkimin Evropian në këtë pikë”, tha gazetari Kasapi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çatia e banesës shembet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari në Fier

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte në Fermë-Çlirim të Fierit është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, i moshuari, i cili ishte...
20:01 | 27/09/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari, plagoset pasagjeri 17-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Cërrik, ku për pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar, ndërsa një 17-vjeçar ka mbetur i...
19:06 | 27/09/2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë (Fjala e plotë)

Kryeministri Edi Rama në një videomesazh nga aeroporti Nënë Tereza, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA e cilësoi ekstreme masën e marrë nga SPAK ndaj kreu...
14:30 | 27/09/2026