Volkswagen zgjeron hapësirën e ngarkesës te furgoni elektrik ID. Buzz Cargo

Volkswagen Commercial Vehicles ka shtuar në ofertën e ID. Buzz Cargo një konfigurim të ri me bazë të zgjatur, i cili synon të ofrojë më shumë hapësirë për transportin e ngarkesave.

Të lidhura

None found

Falë gjatësisë së rritur, hapësira e ngarkesës është zgjeruar me 250 mm dhe kapaciteti është rritur me 500 litra. Furgoni mund të mbajë deri në 700 kg ngarkesë.

Modeli i ri disponon dyer rrëshqitëse më të gjata, duke bërë të mundur edhe futjen e një palete Euro. Për pjesën e pasme, blerësit mund të zgjedhin mes një dere të pasme standarde dhe dyerve me hapje anësore.

ID. Buzz Cargo me bazë të zgjatur përdor një bateri me kapacitet 86 kWh. Ai ofrohet me tërheqje në rrotat e pasme, ku zhvillon 286 kuaj fuqi, ose me sistem tërheqjeje në të gjitha rrotat dhe 340 kuaj fuqi.

Lista e pajisjeve përfshin sistem multimedial të përditësuar, teknologjinë Travel Assist dhe funksionin Vehicle-to-Load, i cili mundëson furnizimin me energji të pajisjeve të jashtme.

Në Gjermani, çmimi nis nga 48,490 euro, ndërsa varianti me të gjitha rrotat kushton 50,630 euro. Të dyja çmimet janë pa TVSH. /Telegrafi/


Shtuar më 27.09.2026 21:17

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom