Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Mbrojti të drejtat e shqiptarëve në RMV, Denion Meidani çohet në Prishtinë, Petrit Malaj e zëvendëson në Shkup

Mbrojti të drejtat e shqiptarëve në RMV, Denion Meidani çohet në Prishtinë, Petrit Malaj e zëvendëson në Shkup

21:18, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Rama në presionin e Vuçiç dhe Mickoskit çon me vendosmëri përpara idenë e disa muajve më parë për rrokadën e dy ambasadorëve tanë nga dy vende fqinjë në rajon, si Shkupi dhe Prishtina.

Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top Channel, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Ambasadori Denion Meidani, aktualisht në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej gati tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga miqtë serbë e nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta dhe zellin e tij në mbrojtjen e kauzës kombëtare.

Por Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë në Qershor këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Ambasadori Meidani u shndërrua në avokat të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zë i fuqishëm për çështjet shqiptare në rajon, duke e ndërtuar mandatin e tij në Shkup mbi një diplomaci aktive dhe të pranishme.

Nga avancimi i projektit One Stop Shop, te shpërndarja e Abetares së Unifikuar dhe qëndrimet e forta diplomatike në momente kur përfaqësimi politik shqiptar mungonte ose ishte i zbehtë, ai kërkoi ta kthente Ambasadën në një pikë konkrete mbështetjeje dhe referimi për shqiptarët. Veçanërisht domethënëse ishte mbështetja për studentët shqiptarë në kauzën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në mbrojtjjen e gjuhës shqipe, një angazhim i adresuar institucionalisht dhe i vlerësuar publikisht nga vetë përfaqësuesit e studentëve dhe diaspora. Një mandat që synoi ta bënte diplomacinë shqiptare më të dukshme, më pranë komunitetit dhe më të angazhuar me çështjet që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtat e tyre të nëpërkëmbura me dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco