Lajmi i fundit

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 120-të, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Protestuesit i përgjigjen Ramë për skandalet dhe korrupsionin: Krimi ka kokë!

Protestuesit i përgjigjen Ramë për skandalet dhe korrupsionin: Krimi ka kokë!

21:01, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 120-të të protestave, qytetarët kanë përcjellë një tjetër mesazh për kryeministrin Edi Rama, këtë herë përmes një shkrimi të vendosur në bulevard.

 ‘Krimi ka kokë’, shkruhej në mes të bulevardit, në nisje të marshimit të protestuesve nga zona pranë Kryeministrisë drejt qendrës së Tiranës.

Mesazhi vjen në një ditë kur Rama, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, reagoi nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Hyseni është nën hetim nga SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa Rama është shprehur se hetimi dhe gjykimi i saj i përkasin drejtësisë. Kryeministri tha gjithashtu se çështja e përgjegjësive institucionale do të diskutohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Protestuesit e kanë lidhur mesazhin e tyre me debatin e fundit për marrëdhëniet mes pushtetit, institucioneve dhe krimit të organizuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco