Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrezikon të mbetet për gjithë jetën i paralizuar, i riu ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, familjarët me apel: Jemi të shkatërruar

Shkruar nga Newsbomb
Rrezikon të mbetet për gjithë jetën i paralizuar, i riu ka
I riu shqiptar me te fejuaren

Enea ka nevojë për të gjithë shqiptarët. Një mesazh ka mbërritur në redaksinë tonë, ku familjarë e miq kanë kërkuar ndihmë për Enean, i cili rrezikon të mbetet i paralizuar për gjithë jetën e tij. I riu shqiptar, teksa ishte në një udhëtim në Brazil, ka pësuar një dëmtim të rëndë të palcës kurrizore, një ngjarje që brenda pak çastesh ka ndryshuar gjithçka për të dhe për njerëzit e tij më të dashur.

Më 23 shtator, gjatë një turneu në Brazil, Enea pësoi dëmtim të rëndë të palcës kurrizore, duke mbetur i paralizuar nga gjoksi e poshtë. Aktualisht, ai ndodhet në kujdes intensiv në një spital në Brazil, ndërsa familja po përballet me një tjetër sfidë të madhe, transportimin e tij drejt Nju Jorkut, ku pritet të vijojë trajtimin dhe të nisë një rrugëtim të gjatë e të vështirë drejt rehabilitimit.

Rrezikon të mbetet për gjithë jetën i paralizuar, i riu ka
Faqja ne Gofundme

Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohin Enean, një i ri aktiv dhe plot jetë, i cili kishte përpara plane, ëndrra dhe një të ardhme që tashmë është vënë përballë një pasigurie të madhe.

Si rrjedhojë kunata e tij ka hapur një faqe në Gofundme me qëllim që të gjithë që duan ta ndihmojnë të kontribuojnë me sa kanë mundësi. Ajo ka rrëfyer dhimbjen e familjes dhe përshkruan Enean dhe të fejuarën e tij, Michelle, si një çift të veçantë, të rinj, aktivë dhe plot dashuri për njëri-tjetrin.

“Jemi të shkatërruar që po ndajmë këtë lajm”, shkruan ajo, duke treguar se goditja ka qenë e papritur dhe se familja tashmë po përballet jo vetëm me pasigurinë për shëndetin e Enean, por edhe me kostot e mëdha që shoqërojnë trajtimin, kujdesin intensiv, transportimin mjekësor dhe rehabilitimin e tij.

“Çdo donacion, i madh apo i vogël, është i dobishëm për t’u siguruar që Enea të marrë kujdesin më të mirë”, thuhet në apelin e familjes, e cila njëkohësisht kërkon që historia e tij të shpërndahet sa më shumë, në mënyrë që thirrja për ndihmë të arrijë te sa më shumë njerëz. (MUND TË KONTRIBUONI KËTU)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese