Kontrolle në veri të Kosovës, sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake me simbole serbe

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy operacioneve të zhvilluara në veri të vendit ka sekuestruar armë, municion, veshje ushtarake dhe materiale të tjera.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, bastisjet u kryen më 27 shtator, pas marrjes së informacionit se në fshatin Dren të Leposaviqit dhe në Shipovë të Zubin Potokut mund të ruheshin armë apo mjete të paligjshme.

Të lidhura

None found

Në Dren, kontrollet u përqendruan në një objekt që shërbente si stallë. Aty u zbuluan dhe u morën si prova një armë përsëritëse M-56, një pistoletë CZ-99 e kalibrit 9 mm dhe një pistoletë CZ Mod-70 e kalibrit 7.65 mm.

Gjatë të njëjtit operacion u gjetën gjithashtu 99 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 30 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Për këtë rast është ndaluar S.V., i lindur më 1971. Ai është marrë në pyetje në Stacionin Policor në Leposaviq, në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.

Operacioni i dytë u zhvillua në një banesë të pabanuar në fshatin Shipovë të Zubin Potokut. Në këtë lokacion, zyrtarët policorë gjetën një pushkë automatike AK-47, gjashtë karikatorë dhe 157 fishekë të kalibrit përkatës.

Policia sekuestroi edhe një pushkë gjuetie M-48, së bashku me 186 fishekë për armë të gjatë, një bajonetë, uniforma ushtarake me emblemë serbe, dy çanta ushtarake dhe një pajisje ushtarake për ushqim.

Deri në këtë fazë, për ngjarjen në Shipovë nuk është arrestuar asnjë person.

Për të dyja rastet, me vendim të prokurorit të shtetit, është hapur hetim nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shtuar më 27.09.2026 21:34

Tags: , ,
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom