Lapaj: Nëse opozita dëshiron bashkëpunim, kushti është Kodi Zgjedhor

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 21:36 | Politikë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nëse Partia Demokratike kërkon bashkëpunim, "kushti i panegociueshëm është reforma e Kodit Zgjedhor".

“Ne besojmë si lëvizje se ky vend ka nevojë për ndryshim, është e nevojshme që opozita të krijojë një front të madh përballë të keqes sepse jemi në një emergjencë të madhe. Por, të mos mendojë askush se nga nevoja që kemi ta shporrim Edi Ramën, mund të na përdorin. PD-ja dhe i gjithë spektri opozitar, nëse duan bashkëpunim, duhet të binden se kemi kusht të panegociueshëm Kodin Zgjedhor, sepse shqiptarët e këtij shekulli meritojnë të votojnë si njerëz të lirë dhe të qeverisen nga qeveri demokratike”, tha Lapaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

Sipas tij, nuk do të ndodhë më që “të heqim një të keqe për një të keqe tjetër”.

“Të gjithë ata në opozitë të kuptojnë që duhet të jemi bashkë së pari për Kodin Zgjedhor sepse në fund, me zgjedhje do të ndryshojnë gjërat. Do të bëhen zgjedhje për qeverinë e radhës. Në këtë kuptim, e kemi kusht të panegociueshëm reformën e Kodit Zgjedhor”, shtoi Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos