Aleksandar Vuiçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë mbrëmjen e kësaj të diele, 27 shtator.
Vuiçiç largohet nga posti tetë muaj para përfundimit të mandatit, për t’u përfshirë në garën për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, si kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Pas dorëheqjes së tij, detyrën e presidentes në ushtrim do ta marrë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq. Ajo mund ta mbajë këtë detyrë për jo më shumë se tre muaj.
Vuiçiç ka njoftuar se zgjedhjet e reja presidenciale do të zhvillohen deri në fund të dhjetorit. Ai nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë presidencial, pasi Kushtetuta serbe lejon vetëm dy mandate.













