Gjermania është shprehur edhe një herë kundër vendosjes së vetos nga shtetet anëtare për çështje dypalëshe, siç ka ndodhur në të kaluarën.
“Unë jam kundër një bilateralizimi të integrimit në BE. Në Bashkimin Evropian, kemi pasur fatkeqësinë që shpesh shtetet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian, kanë kërkesa nga fqinjët e tyre të cilët së pari duan të bëhen anëtarë.
Kjo gjë rrezikon jo vetëm unitetin mes nesh.
Vetoja kundër shteteve të tjera që duan vetëm të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kjo nuk është e dobishme. Për këtë arsye, unë për shumë vite kam avokuar për këtë.
Duhet të jetë e qartë se kjo nuk duhet as të bllokojë dhe as të ndalojë procesin e pranimit.
Udhëtimi i këtyre shteteve duhet që të vazhdojë. Dhe me këtë dua të them në një frymë më evropiane”, deklaroi ministri për Çështjet Evropiane, Gunther Krichbaum.
Për vite me radhë Greqia bllokoi Shkupin deri në vendosjen e emrit Maqedonia e Veriut. Sërish ky shtet është peng i Bullgarisë. Çështjet dypalëshe, sipas diplomacisë gjermane, nuk duhet të jenë më pengesë për anëtarësimin në BE të shteteve kandidate.
Lini një Përgjigje