Ndonëse suksesin e ka të garantuar në skenat ndërkombëtare, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve muzikore, Dua Lipa di të shijojë më së miri edhe ritmet e këngët shqiptare. Këngëtarja me famë botërore ka qenë së fundmi në Kosovë, ku i është bashkuar familjarëve për të festuar dasmën e kushëririt të saj. Momente nga kjo festë ajo i ka ndarë edhe me dhjetëra miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Në një postim të publikuar në Instagram, Dua Lipa shkruan se kushëriri i saj u martua me gruan e ëndrrave, në një dasmë të madhe shqiptare. Këngëtarja ka ndarë edhe video kur ashtu sikurse e do tradita shqiptare, nusja merret me autokolonë automjetesh.