E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Surpriza në supermarket, mbreti i Norvegjisë bën pazaret si qytetar i zakonshëm

Një surprizë e papritur i priste klientët e një supermarketi në Rjendberg të Norvegjisë, kur panë mbretin e ri, Haakonin, duke bërë qetësisht pazaret e tij, si një qytetar i zakonshëm.

Një reporter i gazetës lokale Laagendalsposten, i cili ndodhej rastësisht në dyqan, e dëgjoi monarkun të thoshte se do t’i kalonte pushimet në shtëpinë e tij të pushimit në Uvdal, ndërsa një fotografi e tij nga vendi u shpërnda në rrjetet sociale.

Mbreti Haakon VIII në supermarket

Kjo ishte vizita e parë e Haakonit në këtë zonë që nga marrja e fronit norvegjez. Prania e tij u vu shpejt re, duke shkaktuar shumë entuziazëm dhe emocion te klientët. Disa të rinj nxituan ta përshëndesnin, ndërsa mbreti iu përgjigj me buzëqeshje dhe bisedoi me ta.

Haakon VIII mori drejtimin e vendit më 28 gusht, pas vdekjes së babait të tij, mbretit Harald V, ndërsa më 1 shtator bëri betimin e parashikuar përpara Parlamentit norvegjez në Oslo. Fillimi i mbretërimit të tij përkoi me një periudhë zie për familjen mbretërore, për shkak të vdekjes dhe funeralit të princeshës Astrid, në moshën 94-vjeçare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.