AKTUALITET /

Arrestohet në SHBA 56-vjeçari shqiptar, akuzohet për abuzim s*ksual me të mitur

Shqiptari ndodhej ilegalisht në SHBA.

Shkruar nga Versus
Arrestohet në SHBA 56-vjeçari shqiptar, akuzohet për abuzim
Hasan Billa

SHBA- Një 56 vjeçar shqiptar i identifikuar si Hasan Billa është arrestuar nga ICE gjatë një operacioni.

Sipas ICE, Billa ndodhej ilegalisht në SHBA dhe përballet me akuza shtetërore në pritje, të cilat rrjedhin nga një operacion i fshehtë i zhvilluar më 28 maj në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e fëmijëve në Hartford.

Akuzat, sipas ICE dhe raporteve të mëparshme të Policisë së Hartfordit, përfshijnë tentativë kriminale për kryerjen e sulmit seksual të shkallës së dytë, tentativë kriminale për abuzim seksual të një të mituri, si dhe tentativë kriminale me rrezik lëndimi që përfshin kontakt seksual me një viktimë nën moshën 16 vjeç.

Operacioni i majit u krye nga Policia e Hartfordit dhe Task Forca e FBI-së për Krimet Kundër Fëmijëve dhe Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Një detektiv i fshehtë u paraqit në internet si një vajzë 15-vjeçare.

Sipas policisë, tre burra, mes tyre Billa Hasan nga Wolcott, udhëtuan drejt një vendndodhjeje të paracaktuar në Hartford, duke besuar se do të takonin një të mitur për marrëdhënie seksuale. Në një raport, vendndodhja identifikohet si një hotel Best Western në Brainard Road.

Tre të dyshuarit u arrestuan pa incidente dhe fillimisht u mbajtën me një garanci prej 500 000 dollarësh. Versus.al

Poll