Portugalia triumfon ndaj Norvegjisë, Cristiano Ronaldo qëndron në stol

Portugalia ka marrë një fitore 1-2 në transfertë ndaj Norvegjisë, në një ndeshje me ritëm dhe raste të shumta shënimi.

Të lidhura

None found

Vëmendja para sfidës ishte te Cristiano Ronaldo, i cili nuk e nisi takimin dhe qëndroi në stol.

Skuadra portugeze kaloi në avantazh në minutën e 17-të, kur Joao Felix shfrytëzoi pasimin e Pedro Netos dhe realizoi me një goditje të bukur.

Norvegjia pati mundësi të mira për të barazuar, veçanërisht përmes Martin Odegaard dhe Erling Haaland, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta mposhtë portierin Costa.

Presioni i vendasve u shpërblye në minutën e 51-të. Haaland e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, pas një asistimi me kokë nga Berg.

Portugalia reagoi menjëherë dhe vetëm tre minuta më pas Gonçalo Ramos përfitoi nga një gabim i portierit norvegjez, duke shënuar me parabolë për 1-2.

Ramos realizoi sërish në minutën e 57-të, por goli iu anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Me këtë sukses, Portugalia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Norvegjia mbetet me tre pikë në pozitën e dytë.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisfixbetholiganbetmarsbahisholiganbetcasibomsekabetcasibom