Konflikti në Lindjen e Mesme/ Hezbollahu: Izraeli dështoi të thyejë rezistencën në Liban

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi se Izraeli ka dështuar të arrijë objektivat e tij ndaj grupit, duke pretenduar se nuk ka arritur ta eliminojë rezistencën apo të konsolidojë kontrollin në jug të Libanit.

Mediat e huaja raportojnë se deklarata u bë gjatë një ceremonie për përvjetorin e vrasjes së ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në shtator të vitit 2024. Në aktivitet morën pjesë mijëra mbështetës të grupit në periferitë jugore të Bejrutit. Qassem tha se Nasrallah na tregoi rrugën, ndërsa mbështetësit e mbledhur mbanin flamuj dhe fotografi të ish-udhëheqësit. Pas vrasjes së Nasrallahut, edhe pasardhësi i tij, Hashem Safieddine, u vra në një sulm izraelit.

Të lidhura

None found

Përplasjet mes Hezbollahut dhe Izraelit kanë shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosje masive në Liban. Një marrëveshje e mëvonshme parashikoi çarmatimin gradual të Hezbollahut dhe tërheqjen e forcave izraelite, por zbatimi i saj ka mbetur i vonuar. Hezbollahu nuk ka marrë përgjegjësi për sulme që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 20 qershor.


Shtuar më 27.09.2026 23:00

Tags: ,
sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisfixbetholiganbetmarsbahisholiganbetcasibomsekabetcasibombahsegel