Affengruber kritikon penalltinë e Kosovës: Ishte e lehtë për t’u dhënë

David Affengruber, autor i një prej golave në fitoren 3-1 të Austrisë ndaj Kosovës, ka shprehur pakënaqësi për penalltinë e akorduar në favor të “Dardanëve”.

Të lidhura

None found

Kombëtarja austriake e mbylli ndeshjen me suksesin 3-1, në një takim ku, sipas paraqitjes në fushë, ishte skuadra më e mirë.

Duke folur për ORF pas përfundimit të sfidës, Affengruber e cilësoi të diskutueshme penalltinë e dhënë për Kosovën.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Synimi ynë ishte ta ruanim portën të paprekur, por më pas u akordua një penallti. Ishte një penallti e lehtë, megjithatë zhvilluam një paraqitje fantastike dhe jemi të kënaqur që morëm pikët e plota”, deklaroi ai.

Affengruber foli edhe për golin e tij, duke treguar se aksioni ishte praktikuar më herët në stërvitje. “Romano më ka dhënë gjithmonë harkime gjatë stërvitjeve dhe këtë herë e realizuam edhe në ndeshje. Kemi një ekip me një shpirt fantastik. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin, morëm tri pikë dhe tani vëmendja jonë shkon te sfida e radhës”.

Pas këtij rezultati, Austria renditet me gjashtë pikë, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga tri pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Austria do të përballet me Irlandën, kurse “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Hungarisë për të luajtur ndaj izraelitëve.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisfixbetholiganbetmarsbahisholiganbetcasibomsekabetcasibombahsegel